Vazhdo leximin
e shtunë, 10 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kronikë Kosova

Ku mund të parkohen veturat mërgimtarët në Podujevë?

Komuna e Podujevës ndau disa lokacione për parkim, përfshirë “Isa Boletini” dhe “Fan S. Noli”

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Ku mund të parkohen veturat mërgimtarët në Podujevë?
Foto: Foto: Qyteti i Podujeves 26 / Wikimedia Commons

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka ndarë disa lokacione për parkim të veturave mërgimtarë gjatë qëndrimit në Kosovë. Sipas njoftimit, për shfrytëzim të parkingjeve janë listuar këto lokacione: IAAP “Isa Boletini”, SHFMU “Enver Maloku”, SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova”, Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani” dhe IAAP “Fan S. Noli”. Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të qarkullimit të automjeteve dhe krijimit të hapësirave shtesë për parkim, duke kontribuar në një menaxhim më efikas të lëvizjes në qytet gjatë periudhës që bashkatdhetarët tanë do të jenë për pushime në vendlindje, sipas Bulliqit.

Burim: Telegrafi, https://telegrafi.com/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →