Institucionet shtetërore me mbi 124 milionë euro borxh për shërbime
Detyrimet e vonuara të institucioneve për rrymë, ujë, ngrohje dhe transport arrijnë në 7.63 miliardë denarë, duke lënë disa fakultete pa energji elektrike.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Detyrimet e vonuara dhe të papaguara të institucioneve publike sipas zërit buxhetor për shërbime komunale, ngrohje, komunikim dhe transport kanë arritur shifrën e 7.63 miliardë denarëve, respektivisht 124.06 milionë eurove. Si pasojë e mospagimit të detyrimeve ndaj ndërmarrjes EVN, disa njësi universitare në Shkup, përfshirë Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Inxhinierisë Elektrike, Shkencave Natyrore e Matematikore, atë të Bujqësisë si dhe ndërtesa e Rektoratit të Universitetit «Shën Kirilit dhe Metodit», mbetën pa furnizim me energji elektrike.
Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave, ky zë buxhetor përbën grupin e dytë më të madh brenda strukturës së borxhit total të vonuar dhe të papaguar në nivel vendi, i cili kap vlerën prej 43.841.062.661 denarësh ose 712.86 milionë eurosh. Para tij radhitet zëri për materiale dhe inventar të imët me një detyrim prej 149.90 milionë eurosh, ndërsa pas tij vijnë shpenzimet e tjera rrjedhëse me 81.14 milionë euro dhe shlyerja ndaj kreditorëve jorezidentë me 76.01 milionë euro.