Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

OVL-UÇK pas protestës në Prishtinë: Populli s’do të ndalet së kërkuari drejtësi

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në protestën e mbajtur në Prishtinë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas protestës së mbajtur në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. OVL-UÇK-ja ka falënderuar të gjithë qytetarët dhe pjesëmarrësit në këtë protestë.

Foto: tetovasot.com
Foto: tetovasot.com

Përmes një postimi, Organizata ka shprehur mirënjohje duke theksuar se kërkesa për drejtësi dhe të vërtetën për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë. “Faleminderit, shqiptarë! Ky popull nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për UÇK-në, deri në vendosjen e drejtësisë dhe të së vërtetës”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme