Osmani: Shkelje të shumta nga Qeveria e deri te komunat
Deputetja e LDK-së flet për gjetjet e Auditorit të Përgjithshëm në institucionet e vendit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar se institucioni i Auditorit të Përgjithshëm ka evidentuar shkelje të shumta në institucionet e nivelit lokal e qëndror, duke përfshirë komunat e deri te Qeveria. Gjatë një paraqitjeje në emisionin Adresa në Kanal 10, ajo theksoi se «Vetëm Presidenca e Kuvendi ka raporte të shkëlqyera», ndërsa shtoi se nga Qeveria e poshtë janë gjetur parregullsi të shumta. Sipas saj, mbi 500 raste janë dërguar në Prokurori nga Auditori dhe ka marrë përgjigje për vetëm katër apo pesë raste.
Siç raportoi Zhurma më 11 nëntor 2026, deputetja e LDK-së ka qenë më parë edhe në qendër të përplasjeve verbale në Kuvend lidhur me çështjet financiare dhe fondet e vitit 2020.