Arkin Jahiu fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës
Kandidati i mbështetur nga BDI fiton raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kundër rivalit të VMRO-DPMNE-së.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Arkin Jahiu nga Aleanca Kombëtare për Integrim, i mbështetur nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka dalë fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të Komunës së Bërvenicës. Ai ka lënë pas kundërshtarin e tij nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Stojanço Radiçevskin, pas një gare të ngushtë zgjedhore.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pas përpunimit të plotë të të gjitha 24 vendvotimeve, Jahiu ka siguruar 4.442 vota ose 50,36 për qind të totalit. Nga ana tjetër, Radiçevski ka marrë 4.177 vota ose 47,36 për qind, duke sjellë një diferencë prej 265 votash mes dy kandidatëve.
Procesi zgjedhor në këtë komunë ka regjistruar pjesëmarrje të lartë, ku nga gjithsej 16.256 votues të regjistruar në listën zgjedhore, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 16.247 qytetarë.
Lexo edhe
Më shumë →Kjo histori — 5 zhvillime
- 12 tetor Arkin Jahiji shpalos planet për 100 ditët e para në Bërvenicë
- 18 tetor Arkin Jahiji shpall fitoren në Bërvenicë dhe shkon në balotazh
- 19 tetor Sela u bën thirrje shqiptarëve të votojnë Arkin Jahijin
- 1 nëntor Arkin Jahiji fiton në Bërvenicë me 265 vota diferencë
- 2 nëntor Arkin Jahiu fiton garën për kryetar të Komunës së Bërvenicës · ky artikull