Vazhdo leximin
e hënë, 2 nëntor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Bervenicë, 48,64 për qind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 17:00

Deri në orën 17:00 në Bervenicë kanë votuar 7.902 votues, ndërsa procesi është zhvilluar pa parregullsi.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Në Bervenicë të Maqedonisë së Veriut është mbajtur rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme, ku sipas 100% të vendvotimeve të përpunuara, dalja e votuesve deri në orën 17:00 ka arritur në 48,64% apo 7.902 votues. Krahasuar me rrethin e parë para dy javëve kur kishin votuar 39,34%, kjo shënon një rritje të daljes për 9,3%, ndërsa krahasuar me rrethin e dytë të vitit 2025 paraqet një ulje të lehtë për 0,23%.

Bervenicë, 48,64 për qind e qytetarëve kanë votuar deri në orën 17:00
Foto: tetovasot.com
Video · Facebook ↗

Kryetarja e Komisionit Zgjedhor Komunal, Nedime Sallai, më herët gjatë ditës bëri të ditur se procesi zgjedhor po zhvillohet pa ndonjë parregullsi të evidentuar. Ajo kishte njoftuar se deri në orën 11:00 numri i votuesve kishte arritur në 2.245, duke shënuar një rritje prej 765 votuesish më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të raundit të parë.

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brod, Dragash 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme