Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Politikë

Çfarë tha Osmani në hapjen e fushatës për president në Prishtinë?

Kandidatja e LDK-së për presidente hap fushatën në Prishtinë me mesazh bashkimi.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Kandidatja për presidente nga LDK-ja dhe bartësja e listës së kësaj partie, Vjosa Osmani, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në tubimin e fushatës zgjedhore që u mbajt mbrëmë në sallën “1 Tetori”.

Çfarë tha Osmani në hapjen e fushatës për president në Prishtinë?
Foto: Vjosa Osmani · via Wikimedia Commons (Wikidata Q13047644, property P18)

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se në atë tubim është dëgjuar “zëri i një Republike që nuk përkulet”. “Mbrëmë u dëgjua zëri i një Republike që nuk përkulet. Një Republikë që beson te bashkimi, te demokracia dhe tek e ardhmja. Faleminderit të gjithëve”, shkroi ajo.

Tubimi shënoi hapjen e fushatës zgjedhore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Ferizaj 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme