Osmani: Kurti deshi ta poshtërojë LDK-në
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje deshën ta poshtërojnë këtë parti me propozimin për marrëveshjen politike.
PRISHTINË — Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje deshën ta poshtërojnë këtë parti me propozimin për marrëveshjen politike. Sipas saj, LDK u vlerësua më pak se sa partitë minoritare. "Oferta jo vetëm që nuk është serioze, nuk është parimore as e drejtë, e vlerëson LDK-në edhe më pak, qoftë në terma matematikorë apo politikë, e vlerëson më pak se sa partitë minoritare, partitë e komuniteteve joshumicë, e vlerëson më pak se sa çdo parti tjetër, është dëshmuar se nuk duan sinqeritet. Janë ofruar 3 ministri, nuk është e vërtetë, kryeparlamentari do të ofrohej vetëm nëse nuk do të ishim në qeverisje", ka thënë ajo.
Osmani ka shtuar se Kurti nuk e ka parë LDK-në si partnere: "Në një situatë të tillë ku LDK nuk do të udhëheqte asnjërën nga tri institucionet, dhe do të kishte vetëm tri ministri, tregon se VV nuk ka dashur të qeverisë me LDK-në. Ka pasur për qëllim vetëm të nënshtrojë, poshtërojë LDK-në dhe jo ta shohë si partnere".
Burimet: Lajmi.net; Epoka e Re; Gazeta Metro (klaster 3 outlets).