Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Osmani: Ka përpjekje për rikthimin e masave të BE-së ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës ka paralajmëruar se në disa kryeqytete evropiane po diskutohet rikthimi i masave ndaj vendit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Presidentja e vendit ka paralajmëruar se ekzistojnë përpjekje dhe se po diskutohet në disa kryeqytete evropiane për rikthimin e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Sipas saj, këto diskutime po ndodhën për arsye të Ligjit për Specialen, ndërsa ka marrë konfirmime rreth kësaj çështjeje.

Osmani: Ka përpjekje për rikthimin e masave të BE-së ndaj Kosovës
Foto: gazetablic.com

Gjatë një paraqitjeje në emisionin «ADRESA» në Kanal 10, ajo ka theksuar se ende nuk dihet nëse karakteri i këtyre masave të mundshme do të jetë ekonomik apo politik. «Mua më janë konfirmuar se po diskutohet që Kosovës t’i rikthehen masat, e kjo po ndodh për arsyen e Ligjit për Specialen», u shpreh ajo.

Në prononcimin e saj, ajo ka shtuar se i kundërshton këto masa tani njësoj si në të kaluarën, duke argumentuar se qytetarët nuk duhet të dëmtohen për fajin e politikanëve.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme