Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

OKB mbështet digjitalizimin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut

Ministri Jeton Shasivari u mor vesh me zyrtarët e OKB-së dhe UNOPS-it për avancimin e sistemit AKMIS dhe dorëzimin elektronik të lëndëve gjyqësore.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka zhvilluar një takim zyrtar me Koordinatoren e Përhershme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Rita Kolumbia, dhe Marko Vujaçiqin nga zyra e UNOPS-it, për të bashkërenduar hapat e ardhshëm drejt transformimit digjital të sistemit gjyqësor në vend.

OKB mbështet digjitalizimin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut
Foto: UNDP A New Framework for Global Development and Security / Wikimedia Commons

Palët shqyrtuan prioritetet kyçe në reformimin e sistemit të drejtësisë, duke u fokusuar te digjitalizimi si parakusht për shërbime më të shpejta dhe më cilësore për qytetarët. OKB-ja do të ofrojë mbështetje profesionale për forcimin e kapaciteteve institucionale, me qëllim që legjislacioni dhe praktikat vendore të harmonizohen me standardet evropiane.

Aktivitetet e ardhshme përfshijnë avancimin e sistemit AKMIS, krijimin e sistemit për dorëzim elektronik në procedura gjyqësore, dhe përmirësimin e incizimit audio dhe video të seancave. Gjithashtu, bashkëpunimi synon të rrisë sigurinë kibernetike dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet institucioneve, duke u mbështetur në përvojat e suksesshme që UNOPS ka realizuar tashmë në rajon.

Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme