Zhurma Press E Shtunë · 05 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 22:43 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Pse u hoqën certifikatat e sigurisë 10 oficerëve të policisë?

Policia e Shtetit duhet të reflektojnë vende të tilla pune ku ata nuk duhet të aksesojnë informacione të klasifikuara

Redaksia ZHURMA 09:58 Përditësuar 16:37 1 min lexim
Pse u hoqën certifikatat e sigurisë 10 oficerëve të policisë?
FOTO · Ilustrim · Moscow. Police car, Okhotny Ryad-Mokhovaya (CC BY 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË, 19 korrik 2026 — 10 oficerë policie, nga të cilët 6 janë të nivelit të parë drejtues, u është hequr certifikata e sigurisë për dyshimet se kanë probleme me pastërtinë e figurës, mes të tjerash për indiciet se kanë lidhje me persona që i përkasin krimit. Ky informacion konfirmohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila pranon për TCH se, për një vit, 19 oficerëve të tjerë, prej të cilëve 11 janë të nivelit të parë drejtues, u është refuzuar pajisja me këtë certifikatë, kurse 4 komisarëve u është pezulluar përkohësisht, derisa të përfundojnë përballjen me drejtësinë.

Certifikata e sigurisë është një dokument me të cilin një kategori e caktuar e oficerëve të policisë kanë akses të njihen me informacionin e klasifikuar “Sekret Shtetëror”. Por gjatë aplikimit pranë Institucionit Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, autoritetet verifikuese, që janë Shërbimi Informativ Shtetëror, Agjencia e Inteligjencës dhe Agjencia Policore, kanë konstatuar se ata nuk i plotësojnë kushtet për t’u njohur me informacionet e klasifikuara.

Në total rezulton të kenë aplikuar 1487 oficerë policie, nga të cilët 33, përfshi edhe të rolit bazë dhe një i Ministrisë së Brendshme, kanë marrë notë negative. Ky vendim i është përcjellë Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit, që duhet të reflektojnë vende të tilla pune ku ata nuk duhet të aksesojnë informacione të klasifikuara.

E ndërsa për të pastruar policinë, në vitin 2018 nisi njëherazi rivlerësimi kalimtar, ku me ndryshimet ligjore në fokus janë drejtuesit, ndaj dhe është etiketuar shpesh si kontrolli i të 300-ve. Lëvizjet e shpeshta në departamente, drejtori qarqesh dhe komisariate kanë sjellë ngadalësim të procesit të vettingut.

Për shkak të ndryshimeve të fundit, vettingu u ndërpre për drejtuesit që u larguan dhe po vazhdon për ata që janë emëruar. Zyrtarisht, AMP pranoi se për 6 muaj, nga 26 kontrolle të trefishta, 15 prej tyre janë konfirmuar dhe për 11 shefa të tjerë është ndërprerë, pasi gjatë verifikimit të vettingut nuk ishin më drejtues.

Burim: Shekulli
— Redaksia ZHURMA

Komentet