Noka: Opozita i bashkohet studentëve pas protestës te Kryeministria
Demokratët i bashkohen protestës 19-ditore të studentëve para Ministrisë së Arsimit pas tubimit te Kryeministria.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Mijëra studentë dhe qytetarë janë mbledhur në një protestë para Ministrisë së Arsimit, e cila vijon prej 19 ditësh duke kërkuar largimin e qeverisë Rama. Gjatë tubimit janë dëgjuar thirrjet «Rama në burg», «Belinda në burg» dhe «ju erdhi fundi», ndërkohë që forcat e policisë janë pozicionuar si gardh para institucionit.
Pas protestës së organizuar nga Partia Demokratike në mbështetje të studentëve te Kryeministria, deputeti i PD-së, Flamur Noka, deklaroi se opozita do të vijojë protestën në krah të tyre. «Edi Rama, largohu! Nuk e mban dot pushtetin», u shpreh Noka, duke shtuar se kërkesat e studentëve duhet të respektohen dhe se zëri i tyre duhet të dëgjohet.