Flamur Noka: Opozitën nuk e shkul askush nga sheshi, do të përgjigjen
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së reagoi pas tensioneve dhe kundërshtimeve nga disa studentë gjatë protestës pranë Ministrisë së Arsimit.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka deklaruar se opozita nuk do të tërhiqet nga tubimi pranë Ministrisë së Arsimit, pavarësisht tensioneve dhe kundërshtimeve të shënuara. Reagimi erdhi pasi disa studentë shprehën hapur pakënaqësinë e tyre dhe thirrën në kor «Opozita jemi ne!», duke kërkuar që lëvizja e tyre të mbetet e pavarur dhe e pambështetur nga strukturat partiake.
Noka ka lëshuar akuza se protesta u mor peng për llogari të kryeministrit Edi Rama, ndërsa u shpreh se «këtu PD-në dhe opozitën nuk e shkul dot askush nga sheshi» dhe se «ata qorristat do ta marrin përgjigjen një për një».