Noizy njofton tërheqjen nga klubet e natës dhe paralajmëron projekt të ri
Reperi Noizy ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se do të ndalë për një kohë të gjatë koncertet në klube, duke paralajmëruar një koncept të ri.
Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka njoftuar përmes një postimi në Instagram se do të tërhiqet për një periudhë të gjatë nga koncertet në klubet e natës. Ai ka paralajmëruar se po vjen një kapitull i ri në karrierën e tij, duke iu referuar një koncepti të ri për shfaqjet.
https://www.instagram.com/p/DdJs6qrCFCs/
Në njoftimin e tij, Noizy shprehet mirënjohës për çdo mbrëmje, qytet dhe person që ka qenë pjesë e rrugëtimit të tij deri tani. Ai thekson se nuk dëshiron të vazhdojë të bëjë diçka vetëm sepse funksionon, por synon ta çojë performancën në një nivel tjetër, me më shumë energji dhe produksion.
“Ka ardhur momenti ta çoj këtë gjë në tjetër nivel. Jo pak më ndryshe, por shumë më ndryshe! Sepse ju e meritoni”, shkruan ai, duke shtuar se çdo koncert i ri do të jetë i paharrueshëm për publikun.