Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 19:51 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Lajme

Analizë: Albin Kurti sot i shënoi 4 autogola

Redaksia ZHURMA 19:24 1 min lexim
Analizë: Albin Kurti sot i shënoi 4 autogola
FOTO · Analizë: Albin Kurti sot i shënoi 4 autogola Arkivi ZHURMA

Shkruan: Besnik Krasniqi

  1. LVV-ja e humbi datën e synuar (27 dhjetor ose 3 janar), të zgjedhjeve të parakohshme që po duken të pashmangshme. Pra, duke mos e votu Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit, i dha arsye PDK-së që të mos marrë pjesë në seancë, e rrjedhimisht mos të propozojë nënkryetar e t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Pa zgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e PDK-së, Kuvendi nuk konstituohet, e pa u konstituu Kuvendi, nuk nis të rrjedh afati 60-ditor për Presidentin. Pra, nëse PDK-ja nuk kthehet në seancë për 20-30 ditë ose nëse në Kushtetuese lënda merr kohë rreth një muaj, i bie që Kuvendi të mos konstituohet para gjysmës së tetorit. Afatet kushtetuese imponojnë që, nëse pastaj nuk zgjidhet Presidenti, zgjedhjet të mbahen tek në fund të janarit ose në fillim të shkurtit, kur mërgimtarët veçse e kanë lëshuar Kosovën pas pushimeve të festave të fundvitit.
  2. LVV-ja e justifikoi veprimin e bërë nga opozita vitin e shkuar, kur kërkonte kandidat "të përshtatshëm" për Kryeparlamentar. Këtë herë, të njëjtin "parim" e përdori LVV-ja, duke synuar t'ua imponojë PDK-së dhe LDK-së kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit.
  3. LVV-ja e unifikoi opozitën kundër vetes. Aleanca refuzoi pjesëmarrjen në vazhdimin e seancës. Pas mosvotimit të Çitakut, PDK-ja braktisi seancën dhe paralajmëroi se nuk kthehet më, pa e dhënë verdiktin Kushtetuesja. Në fund edhe LDK-ja lëshoi sallën, duke refuzu ta japë propozimin për nënkryetar të Kuvendit, pa u votu fillimisht ai i PDK-së.
  4. LVV-ja e zhvendosi tek vetja përgjegjësinë për bllokadë të mëtejme politike. Deri tash, argumenti ka qenë se Kuvendi nuk duhet konstituu pa marrëveshje për Presidentin, sepse pas konstituimit shpejt konsumohet afati 60-ditor dhe imponohen zgjedhjet. Faji iu la opozitës shkaku i refuzimit për t'u përfshi në marrëveshje. Sot çështja është kthy tek nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e opozitës, që LVV-ja refuzon t'i votojë.
Komentet