Hoti: Anuluan projektin e gazit dhe shtynë blerjen e baterive deri në 2029
Deputeti i LDK-së kritikon Qeverinë e Kosovës për shtyrjen e projektit të baterive dhe mungesën e kapaciteteve të reja prodhuese.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka adresuar kritika të ashpra ndaj politikës energjetike të Qeverisë së Kosovës. Reagimi i tij vjen pas njoftimit se projekti për bateritë e ruajtjes së energjisë është shtyrë deri në vitin 2029, duke e cilësuar këtë periudhë tetëvjeçare nga viti 2021 si dëshmi të vonesave në realizimin e nismave energjetike.
Hoti ka rikujtuar se më parë është anuluar projekti i gazit dhe mjetet financiare janë orientuar drejt blerjes së baterive. Sipas tij, ekzekutivi ka harruar një fakt themelor se «bateritë nuk prodhojnë energji, por vetëm e ruajnë atë», andaj fillimisht duhet të sigurohen kapacitetet për prodhimin e energjisë elektrike përpara se të funksionalizohet një sistem i tillë.
Në përfumdim të reagimit të tij, deputeti i LDK-së e ka përmbledhur gjendjen aktuale si bilanc të dështuar, duke deklaruar se janë shënuar «tetë vjet pritje, projekte të anuluara dhe energji e paprodhuar».
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar