Kurti: Synojmë rritjen e prodhimit vendor dhe shtimin e eksporteve
Kryeministri Kurti u takua me përfaqësues biznesesh nga Kosova dhe Polonia në prag të Forumit të Tretë Ekonomik.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit të biznesit, ekspertë dhe ndërmarrës nga Kosova e Polonia. Ngjarja u organizua në prag të hapjes së Forumit të Tretë Ekonomik Kosovë-Poloni, nikoqir i të cilit është Kosova.
Gjatë këtij takimi, kreu i ekzekutivit deklaroi se qëllimi është rritja e prodhimit në vend dhe zgjerimi i eksporteve jashtë tij. «Nuk duam të jemi vetëm treg për të tjerët, por të ofrojmë produkte, shërbime dhe të bëhemi partnerë nëpërmjet investimeve në Republikën e Kosovës», u shpreh Kurti. Forumi dy-ditor do të përqendrohet në ekonominë dhe qeverisjen digjitale, mbrojtjen, sigurinë dhe teknologjitë e sigurisë kibernetike, si dhe në avancimin e prodhimit, infrastrukturës dhe energjisë.
Kryeministri veçoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me Poloninë, e cila është anëtare e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, organizata ku Kosova synon të anëtarësohet në të ardhmen.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar