Njoftimi i Ambasadës së Finlandës në Australi bëhet viral në rrjet
Një njoftim rutinë për mbylljen e përkohshme të ambasadës ndezi një valë reagimesh humoristike në mbarë botën.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Një njoftim për mbylljen e përkohshme të Ambasadës së Finlandës në Canberra të Australisë është shndërruar në një fenomen viral në rrjetet sociale, duke prodhuar miliona shikime dhe mijëra meme. Postimi fillestar në Instagram tregonte se selia diplomatike do të qëndronte e mbyllur për një ditë për t'u rihapur sërish të mërkurën, por kjo mjaftoi që përdoruesit të nisin videot humoristike për gjoja zhgënjimin e tyre nga pamundësia e vizitës.
Në këtë valë u përfshinë edhe kompani dhe institucione ndërkombëtare, ndërsa stafi u përgjigj me ironi ndaj komenteve. Ambasadori Arto Haapea shpjegoi se mbyllja ishte parashikuar për një aktivitet fundviti ku stafi do të festonte arritjet përmes një dite relaksi në sauna, sipas traditës finlandeze, duke shtuar se vëmendja e madhe i kishte surprizuar. Përveç kësaj, një fushatë parashikon përzgjedhjen e pesëmbëdhjetë beqarëve nga bota për një udhëtim të paguar në Helsinki, me fituesit që pritet të shpallen në dhjetor.