Nikolla Qafoku zgjidhet anëtar i Akademisë së Shkencave të Uashingtonit
Qafoku është Chief Scientist dhe Laboratory Fellow në Pacific Northwest National Laboratory
Nikolla Qafoku, një emër shqiptar, është zgjedhur anëtar i Washington State Academy of Sciences (WSAS), institucioni që mbledh figurat më me kontribut të shkencës dhe teknologjisë në shtetin e Uashingtonit. Qafoku është Chief Scientist dhe Laboratory Fellow në Pacific Northwest National Laboratory dhe njëkohësisht Profesor i Asociuar në Universitetin e Uashingtonit, në Departamentin e Inxhinierisë Civile dhe Mjedisore.
Sipas njoftimit zyrtar të Akademisë, ai u vlerësua për udhëheqjen e tij shkencore dhe kontributet e qëndrueshme në shkencën e tokës, bujqësinë dhe gjeoshkencat mjedisore, si dhe për punën në kërkimin bazë e të aplikuar, mësimdhënie, mentorim dhe shërbim ndaj komunitetit shkencor.
Ceremonia zyrtare e pranimit të anëtarëve të rinj do të zhvillohet më 8 tetor 2026 në Seattle. Nikolla Qafoku përfaqëson komunitetin shqiptar në këtë elitë shkencore.
Burim: Diaspora Shqiptare
— Redaksia ZHURMA

