Zhurma Press E Premte · 11 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 05:05 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
05:00 Filipçe: LSDM-ja e gatshme për zgjedhje, akuzon qeverinë për 5% realizim04:50 Hamza takon Prattipatin, kërkon fund të bllokadës së Kuvendit04:41 PDK refuzon takimet e Kurrit për nënkryetarët e Kuvendit04:25 Mjalt dhe kos, maskë natyrale për ushqimin e lëkurës04:20 YouTube raport: Të rinjtë kthehen nga Hollywood tek krijuesit online04:16 Komisioni i Disiplinës dënon Vllazninë me 100 mijë lekë dhe paralajmëron Dinamon04:05 Producentja flet për sezonin e ri të Big Brother VIP Kosova03:55 Aksident me tre automjete në aksin Lushnjë-Berat, tre të plagosur një në gjendje të rëndë03:45 Aksident i rëndë në Veles–Shtip, vdiq 46-vjeçar nga Kumanova03:40 Shqiptari 46-vjeçar dënohet me 6 vite burg për grabitje të 9 banesash në Austri
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Jetesa SHQ

Nevruz Bramo: Humbi shikimin dhe një gisht në fëmijëri

Klarinetisti i njohur tashmë i përballë muzikën pas një aksidenti

Redaksia ZHURMA 18:29 Përditësuar 20:25 1 min lexim
Nevruz Bramo: Humbi shikimin dhe një gisht në fëmijëri
FOTO · Foto: Mike Sabath in 2023 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por jo shpirtin luftarak. Kur ishte ende nxënës dhe dëshironte të mësonte muzikë, paragjykimi u bë pengesa e parë me të cilën u përball.

Për shkak të mungesës së një gishti, nuk iu dha mundësia të mësonte klarinetën në shkollë, pasi mendohej se nuk do të mund ta luante kurrë. Por Nevruzi vendosi t’u dëshmonte të gjithëve të kundërtën teksa në mënyrë autodidakte, mësoi fshehurazi instrumentin që i ishte mohuar, derisa e ktheu atë në talentin dhe profesionin e jetës.

“Nuk kam lindur i verbër, jam aksidentuar në moshën 10 vjeç me një mbeturinë të Luftës së Dytë Botërore. Vazhdova në Tiranë Institutin e të Verbërve. Në shkollën 8-vjeçare mësoja fizarmonikën. Kur erdhi klarineta, nuk më futën për shkak të difektit. U mërzita. Të tjerët e linin, nuk donin, unë e merrja fshehurazi dhe luaja. Fillova, më pëlqeu. Mbarova edhe shkollën e mesme të muzikës. Është mrekulli.

Sot, tingujt e klarinetës së tij janë dëshmia më e bukur se kufizimet fizike nuk mund ta mposhtin vullnetin njerëzor. Përmes historisë së tij, Nevruz Bramo përcjell një mesazh të fortë për të gjithë personat me aftësi të kufizuara: të mos izolohen, të mos dorëzohen përballë paragjykimeve dhe ta jetojnë jetën ashtu siç e dëshirojnë.

“Këtu të gjithë janë artistë. Të gjithë janë të mrekullueshëm. Ta jetojnë jetën si u vjen, ta shijojnë. Jemi kalimtarë në këtë botë dhe do të ikim si kalimtarë”, thotë Bramo.

Burim: Euronews Albania

— Redaksia ZHURMA

Komentet