Zhurma Press E Enjte · 27 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 17:18 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Jetesa RAJ

Pse nënshkruhet marrëveshja mbi organizimin e manifestimit 'Ditët e Diasporës'?

Ministri i Diasporës Mirsad Azemoviq dhe kryetari i Komunës së Plavës Nihad Canoviq kanë nënshkruar marrëveshjen për organizimin e manifestimit në Plavë dhe dy komuna të tjera në Mal të Zi

Redaksia ZHURMA 08:28 Përditësuar 17:36 1 min lexim
Pse nënshkruhet marrëveshja mbi organizimin e manifestimit 'Ditët e Diasporës'?
FOTO · Foto: Plav / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Ministri i Diasporës në Qeverinë e Malit të Zi, Mirsad Azemoviq dhe kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, kanë nënshkruar të premten, më 3 korrik 2026, marrëveshjen mbi organizimin e manifestimit "Ditët e Diasporës", e cila këtë vit, pos Plavës, do të mbahet edhe në dy komuna në veri të Malit të Zi.

Kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq ka shprehur kënaqësi për bashkëpunimin e deritashëm me ministrin Azemoviq, duke theksuar se që në fillim ekziston relacioni partneritet, komunikim cilësor dhe përkushtim i përbashkët i avancimit të lidhjeve me diasporën. Me këtë rast, kryetari Canoviq ka falënderuar ministrin e Diasporës për mbështetjen dhe nismat e përbashkëta që kontribuojnë në zhvillimin e këtij komuniteti lokal.

Ministri i Diasporës, Mirsad Azemoviq ka theksuar se posaçërisht e gëzon fakti që Komuna e Plavës edhe këtë vit përgatit program të begatë kushtuar diasporës, si të Plavës po ashtu edhe rajonit. "Ndiej kënaqësi që Komuna e Plavës gjatë muajve të verës organizon program të pasur, të përbërë nga përmbajtjet turistike dhe kulturore-argëtuese dedikuar diasporës sonë. Manifestimet e tilla paraqesin rast që njerëzit tanë nga diaspora të kalojnë kohë kualitative në vendlindjet e veta, të forcojnë lidhjet me atdheun dhe t'i kontribuojnë zhvillimit të komunitetit lokal. Ministria e Diasporës do të vazhdojë të përkrahë nismat që fuqizojnë lidhshmërinë e diasporës me Malin e Zi", ka thënë ai.

Bashkëbiseduesit kanë porositur se në periudhën e ardhshme do të vazhdojnë bashkëpunimin intensiv në projektet që i kontribuojnë zhvillimit lokal dhe forcimit të lidhjeve me diasporën.

Burim: Koha Javore, https://kohajavore.me/mozaik/kronike/nenshkruhet-marreveshja-mbi-organizimin-e-manifestimit-ditet-e-diaspores

— Redaksia ZHURMA

Komentet