Deputeti Klevis Balliu hidhet në lumin Lanë gjatë protestës
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është sulmuar dhe hedhur në lumin Lanë nga protestuesit gjatë një proteste në kryeqytet.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë protestës, ku deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është marrë në krahë nga një grup protestuesish dhe është hedhur në lumin e Lanës. Sipas pamjeve dhe raporteve të mediave, pasi ka kaluar mes ujit të lumit më këmbë për t'i shpëtuar situatës, ai është ngjitur në anën tjetër të saj dhe është larguar me vrap. Në ndihmë të tij ka ndërhyrë gazetari Osman Stafa, i cili ka kërkuar ndalimin e protestuesve duke thënë «Mjaft më». Ngjarja vjen në një kohë kur protestuesit kanë shprehur kundërshtim ndaj përfshirjes së politikanëve në tubimet e tyre, ndërsa më herët edhe përfaqësues të tjerë të opozitës janë larguar me thirrje nga protestuesit.