Zhurma Press E Enjte · 08 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 17:42 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
17:27 Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon pozicionimin më të mirë në histori17:25 Kapen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare të Bërnjakut17:11 Granit Xhaka dënohet me gjobë me kusht për çështjen e certifikatës17:05 Alfred Lela komenton gjestin e aktivistit Edison Lika ndaj kryeministrit17:04 Arrestohet 45-vjeçari pas vënies së zjarrit në një market17:04 Gjendet pa shenja jete një 25-vjeçare angleze në një apartament17:02 FSK-ja zë vendin e dytë në garën «Ushtari më i mirë» në ShBA17:02 Gazetari kroat vlerëson tolerancën fetare për zgjedhjen e presidentes17:01 Det i trazuar vjen si superpremiera e re e sezonit në ekranin e Vizion Plus17:00 Haziri: Mosvotimi i rezolutës ishte akt politik i LDK-së
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Sport SHQ

Pse ndryshohet skema e kampionatit të futbollit shqiptar?

FSHF miraton një reportazh të detajuar mbi mënyrën se si do të funksionojë skema e re, duke përfshirë fazën e parë "Play-Off" dhe fazën e dytë "Play-Out"

Redaksia ZHURMA 19:05 Përditësuar 17:57 2 min lexim
Pse ndryshohet skema e kampionatit të futbollit shqiptar?
FOTO · Foto: Lezha Football Stadium / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Abissnet Superiore do të nisë sezonin 2026-2027 më 22 gusht, por këtë herë me një format tërësisht të ri. Pas konsultimeve me klubet e elitës së futbollit shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit vendosi të ndryshojë skemën e kampionatit, duke i dhënë fund edhe formulës së Final 4, e cila u aplikua për tre sezone.

FSHF TV sjell një reportazh të detajuar mbi mënyrën se si do të funksionojë skema e re, por dhe përshtypjet e para të aktorëve të nsdryshëm të futbollit, për pritshmëritë që ata kanë mbi këtë risi. Kampionati do të zhvillohet në tre faza të rregullta. Pas përfundimit të 27 javëve, pikët e grumbulluara nga ekipet do të përgjysmohen dhe skuadrat do të ndahen në dy faza.

Faza e parë është "Play-Off", ku gjashtë ekipet e para do të zhvillojnë ndeshje me sistem vajtje-ardhje, në total 10 javë garimi. Faza e dytë është "Play-Out", ku do të marrin pjesë katër ekipet e fundit, nga vendi i shtatë deri në vendin e dhjetë. Këto skuadra do të zhvillojnë ndeshje me sistemin vajtje-ardhje-vajtje, në total 9 javë garimi.

Gjithashtu, vlen të theksohet se në sezonin 2026-2027, ekipi i renditur i fundit në fazën "Play-Out", pra skuadra e vendit të dhjetë, do të bjerë automatikisht nga Kategoria Superiore. Ndërsa ekipi i parafundit i "Play-Out", ai i vendit të nëntë, do të zhvillojë një ndeshje me humbësin e finales së "Play-Off"-it të Kategorisë së Parë".

Më shumë konkurrencë, më shumë besueshmëri dhe një kampionat më cilësor janë objektivat e deklaruara. Por përgjigjen përfundimtare do ta japë fusha. "Klubet tona nuk luajnë vetëm për trofe. Objektivi madhor i tyre është të sigurojnë pjesëmarrjen në Europë. Dalja në Europë është një shpëtim financiar, sado modest që të jetë.

Edhe skuadra më e suksesshme e pjesës së poshtme të renditjes do të ketë një motiv më shumë për të dalë e para në atë gjashtëshen e dytë dhe kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Praktikisht, një ekip do të ketë mundësinë të luftojë për një vend në Europë edhe nëse nuk e mbyll kampionatin në gjashtëshen e parë.

Për mendimin tim, kjo është një risi fantastike, e cila do t’i mbajë skuadrat të angazhuara dhe konkurruese deri në javën e fundit", analizon gazetari Blerim Jahaj.

Sezoni 2026-2027 do të shërbejë si një vit tranzicioni, përpara se skema e re të konsolidohet plotësisht në edicionin pasardhës. "Për sa i përket skemës, mendoj se ka mundësi që skuadrat të luajnë deri në fund me objektiva madhorë, secila sipas investimeve dhe projekteve buxhetore që kanë.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/08/abissnet-superiore-me-format-te-ri-fshf-epoke-e-re-per-futbollin-shqiptar/

— Redaksia ZHURMA

Komentet