Vazhdo leximin
⌕ ☆
Shoqëri

Cili kompani u ndëshkua për ndotjen e mjedisit?

IKMT ndëshkoi pesë subjekte biznesi për shkak të mos respektimit të kushteve të përcaktuara

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ndëshkoi me pezullim dhe gjobë pesë subjekte biznesi për ndotjen mjedisore të shkaktuar prej tyre në zonën e Dhërmiut, pjesë e Bashkisë Himarë. Marrë shkas dhe nga denoncimet e qytetarëve, Drejtoria e Inspektimit të Mjedisit dhe Ujërave pranë IKMT inspektoi zonat ku ushtrohet aktiviteti i fraksionimit/ndarjes së inerteve të gurit.

Cili kompani u ndëshkua për ndotjen e mjedisit?
Foto: Ilustrim · Balkan Fires, Earth from Aqua (EOS PM-1) (2007-07-25) (Public domain) / Wikimedia Commons

Për shkak të mos respektimit të kushteve të përcaktuara në lejen e lëshuar nga autoritetet mjedisore, kompanitë Gjoka Konstruksion, Gjikuria, Anchor Beton, Eral Construction Company dhe Beton Express 2018 u ndëshkuan me gjobë dhe pezullim. Marrë në konsideratë mbarëvajtjen e sezonit turistik, IKMT gjen rastin tu bëjë thirrje veçanërisht të gjitha subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë në vijën bregdetare të tregojnë vëmendje të shtuar në respektimin e detyrimeve ligjore për mjedisin.

*Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/16/ndotja-mjedisore-ne-dhermi-ikmt-pezullim-e-gjobe-ndaj-pese-bizneseve/*
*— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Ulpianë, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme