Ndërron jetë shtatëvjeçarja nga Peja pasi e zuri dollapi në shtëpi
Një vajzë shtatëvjeçare nga fshati Pavlan i Pejës ka ndërruar jetë në QKUK, pasi u zu nga një dollap në shtëpinë e saj gjatë fundjavës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Një vajzë shtatëvjeçare nga fshati Pavlan i Pejës ka ndërruar jetë mbrëmjen e së hënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Vogëlushja ishte dërguar me urgjencë në spital gjatë fundjavës, pasi dyshohet se ishte zënë nga një dollap në shtëpinë e saj.
E mitura ka qenë duke u trajtuar në QKUK dhe ka qëndruar e intubuar, por pavarësisht trajtimit mjekësor, ajo nuk ka arritur t'u mbijetojë lëndimeve dhe ka humbur jetën.