Jetesa
SHQ
Pse u gjobit subjekti për shfrytëzim të paligjshëm në lumin e Valbonës?
Çfarë do të ndodhë me subjektin pas gjobës dhe pezullimit të aktivitetit?
Redaksia ZHURMA
21:47
Përditësuar 07:11
1 min lexim
TIRANË — Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit verifikoi denoncimet mbi kryerjen e aktivitetit të paligjshëm në shtratin e lumit të Valbonës. Gjatë inspektimit, u konstatua se subjekti Sh.Mulosmani po kryente shfrytëzim të materialeve inerte nga shtrati i lumit në kundërshtim me përcaktimet ligjore.
Për shkak të shkeljeve të konstatuara, IKMT mori masë administrative me gjobë në vlerën 2,000,000 lekë dhe pezullim të aktivitetit deri në paisjen me lejen përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.
Subjekti u ngarkua me detyrimin për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe eleminimin e pasojave të tyre.
Burim: ATSH
— Redaksia ZHURMA