Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Pse u ndalua përdorimi i ujit për pije në Gostivar?

Komunalec thotë se uji është i sigurt për pije, por priten rezultatet e analizave të reja

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

GOSTIVAR — Zërat që qarkulluan së fundmi për ndotjen e ujit kanë vënë në lëvizje institucionet në Gostivar. Gjatë natës së mbrëmshme, prokuroria, e shoqëruar nga zyrtarë të Ndërmarrjes Publike Komunale dhe ekspertë të Shëndetit Publik, kanë zbritur në terren për të marrë mostra të reja shtesë direkt nga pikat e furnizimit.

Pse u ndalua përdorimi i ujit për pije në Gostivar?
Foto: Pixabay

Drejtoresha Arta Asani sqaron se situata është nën kontroll të plotë. “Qarkullojnë propaganda të ndryshme, të cilat me të drejtë shqetësojnë qytetarët. Sigurojmë qytetarët se ndërmarrja Komunalec në mënyrë të rregullt bënë analiza të ujit për pijet, ndërsa tre analizat e fundit kanë dalë se uji është i sigurt për pije”, tha drejtoresha.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale Gostivar njoftojnë se monitorimi i terrenit do të vazhdojë hap pas hapi. Udhëheqësia e ndërmarrjes u bën thirrje qytetarëve për qetësi, duke premtuar se sapo të dalin rezultatet përfundimtare të analizave laboratorike, opinioni do të njoftohet zyrtarisht për çdo detaj.

Burim: Tetova Sot
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Fushë Kosova Fushë Kosovë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme