Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare ish-partnerja e Robert De Niros, Toukie Smith

Modelja dhe aktorja amerikane Toukie Smith ndërroi jetë më 4 nëntor në New York, pas një beteje me sklerozën multiple.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Modelja dhe aktorja amerikane Toukie Smith, ish-partnerja e aktorit Robert De Niro me të cilin ka dy fëmijë binjakë, ka ndërruar jetë më 4 nëntor në një spital në New York në moshën 74-vjeçare, pas një beteje me sklerozën multiple.

Ndahet nga jeta në moshën 74-vjeçare ish-partnerja e Robert De Niros, Toukie Smith
Foto: zhurnal.mk

Humbjen e saj e konfirmuan fëmijët Airyn dhe Julian për mediat. Familjarët e cilësuan përballjen e saj me sëmundjen si një betejë të gjatë dhe të guximshme. Fëmijët e saj theksuan rolin e nënës në modë dhe kulturë, duke vlerësuar se prania dhe eleganca e saj ndihmuan në hapjen e rrugëve për stiliste dhe modele me ngjyrë në këtë industri.

Karriera e Smith në modë nisi në vitin 1972, ku ajo bashkëpunoi me revista të njohura si Vogue dhe Ebony, si dhe me stilistët Issey Miyake e Thierry Mugler. Ajo u shpall Modelja e Vitit nga Bloomingdale’s në vitin 1978. Në ekranin televiziv dhe kinematografik, ajo njihet për rolin e Evës në serialin komik 227 të NBC-së, si dhe për pjesëmarrjen në Miami Vice dhe filmin The Preacher’s Wife.

Marrëdhënia e saj me aktorin Robert De Niro zgjati nga viti 1988 deri në vitet 1994-1996. Në tetor të vitit 1995, çifti u bënë prindër të binjakëve përmes një nëne surrogate. Në prill të vitit 2025, vajza e tyre Airyn bëri të ditur se identifikohet si transgjinore, ndërsa De Niro kishte shprehur publikisht mbështetjen e tij për të.

E meqë aktorja kishte vendosur ta mbante jetën e saj private larg vëmendjes së medias, fëmijët e saj ndanë edhe meazhe prekëse për ndarjen e saj nga jeta. Vajza e saj publikoi një fotografi nga fëmijëria në rrjetet sociale duke i kushtuar fjalë dashurie të ëmës.

Pyetje e përgjigje

Kur dhe ku ndërroi jetë Toukie Smith?

Toukie Smith ndërroi jetë më 4 nëntor në një spital në New York.

Nga se vdiq ish-partnerja e Robert De Niros?

Ajo ndërroi jetë pas një beteje të gjatë me sklerozën multiple.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Bazhderhane, Prizren 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme