Nasufi paralajmëron protesta nëse nuk pranohet provimi i jurisprudencës shqip
Lëvizja Studentore paralajmëron veprime të reja dhe protesta për shkak të çështjes së gjuhës në provime.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Hava Nasufi nga Lëvizja Studentore deklaroi se propozimi për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe ka qenë i njëjtë edhe në vitin 2024, kur ishte dërguar në Komisionin e Venedikut, por nuk ishte pranuar në Kuvend dhe kishte mbetur të jepet në gjuhën maqedonase. Gjatë një paraqitjeje në emisionin «Debat në Shenja», ajo theksoi se fokusi i deritanishëm ka mbetur vetëm te provimi i jurisprudencës, ndërsa sipas saj kërkesat përfshijnë edhe degët e tjera.
Sipas saj, ndonëse ishte premtuar një ftesë për takim nga ministri përpara se propozim-ligji të dërgohej në Komisionin e Venedikut, një takim i tillë nuk ka ndodhur asnjëherë. «Në asnjë moment nuk janë thirrur që të ketë ndonjë bashkëbisedim ta shikojnë me të vërtet studentët dhe pse nuk mund të ecet përpara dhe pse nuk mund të bëhet shqip 100%», u shpreh ajo, duke paralajmëruar se protestat mbeten rruga e vetme për të ngritur zërin.