Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Ambasadori turk zhvillon takim me drejtuesit e FOCIC-ut në Shkup

Ambasadori i Turqisë në Shkup, Alper Aktaş, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Fondacionit Qendra për Civilizim Islam.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Ambasadori i Turqisë në Shkup, Alper Aktaş, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Fondacionit Qendra për Civilizim Islam (FOCIC), ku është diskutuar për aktivitetet e fondacionit dhe të ardhmen e objekteve historike. Gjatë takimit, në të cilin morën pjesë edhe këshilltari për arsim në Ambasadën e Turqisë, Ali Rıza Altunel, përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif, Osman Demirgül, si dhe zëvendëskoordinatorin e TİKA-s në Shkup, F. Çağatay Kaynar, kryetari i FOCIC-it, Adnan Ismaili, ka informuar delegacionin për punën dhe angazhimet e deritanishme.

Ambasadori turk zhvillon takim me drejtuesit e FOCIC-ut në Shkup
Foto: almakos.com

Nga ana tjetër, anëtari i Bordit Drejtues të FOCIC-it, Süleyman Baki, ka prezantuar historikun e objekteve që u ngritën gjatë periudhës së Sulltan Abdylhamidit II, të cilat dikur shërbenin si Konak i Vilajetit dhe Telegrafhane, ndërsa sot përbëjnë zyrat qendrore të fondacionit në Shkup. Këto ndërtesa administrative të periudhës osmane, të vendosura pranë Çarshisë së Vjetër në kryeqendrën e dikurshme të vilajetit të Kosovës, pësuan dëmtime nga tërmeti i vitit 1963 dhe më pas iu nënshtruan restaurimit, duke vazhduar të përfaqësojnë dëshmi të rëndësishme arkitekturore të historisë administrative dhe të komunikimit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Deçan 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme