Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Mustafa: Opozita nis iniciativën për shkarkimin e Neime Binaku-Isufit

Deputetët e opozitës iniciojnë kërkesën për shkarkimin e kryetares së Autoritetit të Konkurrencës.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, i cili është edhe kryetar i Komisionit për Ekonomi në Kuvendin e Kosovës, ka njoftuar se ka iniciuar kërkesën për shkarkimin e kryetares së Komisionit të Autoritetit të Konkurrences, Neime Binaku-Isufi, së bashku me deputetë të partive opozitare.

Mustafa: Opozita nis iniciativën për shkarkimin e Neime Binaku-Isufit
Foto: klankosova.tv

Sipas dokumentit të dorëzuar, kërkesa është nënshkruar nga dhjetë deputetë, ku bëjnë pjesë shtatë nga PDK-ja, dy nga LDK-ja dhe një nga Aleanca, ndërsa kërkohet që në seancë plenare të merret vendim për shkarkimin e saj për shkelje të rënda të përsëritura në ushtrimin e detyrës zyrtare.

Arben Mustafa ka deklaruar se kërkesa lidhet me disa shkelje të dyshuara ligjore, moszbatimin e vendimeve të institucioneve administrative dhe gjyqësore, përfshirjen në aktivitete politike të ndaluara me ligj, mosprespektimin e dispozitave të Ligjit për Mbrojtjen e Konkurrencës si dhe refuzimin e përsëritur për të raportuar para komisionit parlamentar.

Ai ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se ata kanë penguar diskutimin parlamentar përmes votimit kundër mbajtjes së kësaj pike në rendin e ditës, ndërkohë që në mbledhjen e mbajtur më 10 nëntor pati përplasje pasi Binaku-Isufi nuk iu përgjigj ftesës për herë të tretë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme