Vazhdo leximin
⌕ ☆
Politikë

Mushkolaj: Vrasjet e pasluftës s’duhet të jenë monedhë kusuritjeje

Analisti politik kërkon nga organet e drejtësisë përpjekje maksimale për zbardhjen e rasteve të pasluftës në Kosovë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Analisti politik Imer Mushkolaj ka deklaruar se vrasjet e pasluftës në Kosovë nuk duhet të përdoren si temë për përplasje mes subjekteve politike. Gjatë një diskutimi në emisionin «Debat Plus» në televizionin Dukagjini, ai ka kritikuar mënyrën se si janë trajtuar ndër vite këto raste, duke shtuar se ato janë shfrytëzuar shpeshherë edhe gjatë periudhave të fushatave zgjedhore për përfitime dhe ballafaqime politike.

Mushkolaj: Vrasjet e pasluftës s’duhet të jenë monedhë kusuritjeje
Foto: dukagjini.com
Video · YouTube ↗

Duke folur për rrethanat e këtyre ngjarjeve, Mushkolaj ka rikujtuar se në mesin e viktimave të regjistruara ndër vite kanë qenë edhe përfaqësues partiakë apo ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas tij, çështja e këtyre krimeve kërkon një qasje serioze dhe institucionet kompetente të drejtësisë duhet të angazhohen maksimalisht për të zbuluar autorët dhe për t'i zbardhur plotësisht ngjarjet.

«Për fat të keq ka ndodhur që disa herë me radhë, shpeshherë, debati për vrasjet ka shërbyer edhe si përplasje politike mes partive të ndryshme. Mund të ketë shërbyer edhe në fushata zgjedhore e kështu me radhë. Por mendoj që këto raste nuk duhet të shërbejnë si njëfarë monedhe kusuritjeje mes partive politike», ka deklaruar ai, duke shtuar se «është e vërtetë, janë vrarë qoftë zyrtarë partiakë, qoftë ish-ushtarë të UÇK-së dhe organet e drejtësisë duhet të bëjnë përpjekje maksimale për t’i zbardhur këto raste».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rrethi i arabëve Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme