Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kulturë

Miranda Hashani dhe Mentor Miftari i japin fund lidhjes së gjatë

Këngëtarja e njohur dhe Mentor Miftari janë ndarë pas një periudhe të gjatë së bashku dhe dy fëmijëve.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Këngëtarja e njohur Miranda Hashani dhe Mentor Miftari i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të gjatë. Çifti, të cilët kanë së bashku edhe dy fëmijë, kanë qenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit për një kohë të gjatë, ndërsa lajmin për përfundimin e lidhjes e ka bërë të ditur vetë Miftari përmes rrjeteve sociale.

Miranda Hashani dhe Mentor Miftari i japin fund lidhjes së gjatë
Foto: zhurnal.mk

Në postimin e tij në Facebook, të cilit i ka bashkëngjitur edhe një fotografi të përbashkët, Miftari ka ndarë ndjenjat rreth ndarjes pa specifikuar arsyet konkrete. Ai ka shkruar: «Mëso të mos mbash me zor pranë vetes ata që zgjedhin të largohen prej teje. Jo të gjithë do të qëndrojnë në jetën tunde, madje as ata të cilëve u ke dhënë një vend të veçantë në zemrën tnde».

Miftari ka shtuar gjithashtu: «Të ecësh përpara nuk do të thotë të mohosh atë që ke ndier. Do të thotë ta pranosh historinë tnde, pa e lejuar të shkuarën të të pengojë të ndërtosh të ardhmen. Sepse ndonjëherë, dashuria më e madhe që mund t'i dhurosh vetes është të lësh të ikin ata që nuk zgjedhin jetën e përbashkët. Të kam dasht me shpirt e zemër e tani u ndam».

Ndërkohë, këngëtarja Miranda Hashani nuk ka bërë ende ndonjë reagim publik lidhur me këtë vendim.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Prizrenit 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme