Arlinda: S’kishte nevojë me më thënë Nora se s’është e interesuar
Arlinda diskuton sërish për pëlqimin ndaj Norës në Big Brother VIP Kosova 5, duke thënë se e kupton vetë kur ndjenjat nuk janë të ndërsjella.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Arlinda ka trajtuar sërish çështjen e pëlqimit të shprehur ndaj Norës brenda shtëpisë së «Big Brother VIP Kosova 5», teksa ka komentuar qendrimin e banores tjetër. Ndonëse ajo ka shfaqur interesim, Nora nuk i ka kthyer të njëjtat ndjenja dhe ka kërkuar që marrëdhënia e tyre të mbetet rreptësisht në kuadër të shoqërisë.
Gjatë një bisede me Zojën lidhur me këtë situatë, Arlinda u shpreh se nuk shihte ndonjë domosdoshmëri që Nora t'ia bënte të qartë drejtpërdrejt mungesën e interesimit. «Oj çikë, veç simpati kam thënë… S’po më kupton e s’di çka. Unë jam njeri që marr vesh. S’ke pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar. Më tha: ‘Po du me të pas shoqe’», u shpreh Arlinda, duke lënë të kuptohet se e ka kuptuar dëshirën e Norës për ta mbajtur raportin vetëm si shoqe.