Zhurma Press E Mërkurë · 02 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 19:54 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
19:54 Conde Nast Traveler: Shqipëria, destinacion i mikpritjes e luksit19:44 Lyrical Son fton qytetarët në marshin e 12 shtatorit në Prishtinë19:39 Arbër Hoxha pritet të largohet nga Dinamo Zagrebi19:34 Fundoset anija turke në Marmara, kërkohen 10 anëtarët e ekuipazhit19:29 Siljanovska-Davkova në Ohër: Pensionimi nuk është fundi i jetës aktive19:24 Shqipëria kurorëzohet nga Europexplores si destinacioni më i mirë në Evropë19:19 Bahri Hyseni merr postin e Zëvendëskryeprokurorit të Shtetit19:14 17-vjeçari humb jetën pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj–Prishtinë19:04 Punonjësi i One Albania rrëzohet nga shtylla, transportohet në spital18:59 Maloku: Abdixhiku e dinte për kundërshtimet ndaj marrëveshjes me VV-në
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Politikë KOS

Pse kërkon Ministrja serbe falje?

Deliu: Ajo kërkoi falje vetëm para Vuçiqit, jo viktimave të Kosovës

Redaksia ZHURMA 23:14 Përditësuar 17:12 1 min lexim
Pse kërkon Ministrja serbe falje?
FOTO · Ilustrim · Presidency in Tirana, Albania (CC BY-SA 2.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Blerta Deliu, deputetja e PDK-së, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe, duke thënë se fakti që ajo deklaroi publikisht se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” dhe më pas kërkoi falje vetëm para presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk mund të konsiderohet si një “gabim personal”.

Sipas Deliut, një veprim i tillë përbën një shfaqje të një mentaliteti që, sipas saj, vazhdon të refuzojë përballjen me të vërtetën dhe përgjegjësinë për të kaluarën. “Nuk iu kërkua viktimave e as familjeve që prej vitesh kërkojnë eshtrat e më të dashurve. Nuk iu kërkua Kosovës, e cila mbart plagët e një lufte të shkaktuar nga politika e spastrimit dhe dhunës.”

Falja iu kërkua pushtetit, sepse shqetësimi nuk ishte krimi i glorifikuar, por dëmi ndaj imazhit politik. Kjo është arsyeja pse deklarata të tilla nuk mund të kalohen si “gabime personale”. Ato kërkojnë përgjegjësi dhe reagim të qartë.

Kush justifikon, minimizon idetë e spastrimit etnik, nuk duhet të ketë vend në institucione që pretendojnë të ndërtojnë paqe dhe marrëdhënie normale, ka shkruar ajo në Facebook.

Burim: Ekonomia Online, https://ekonomiaonline.com/blerta-deliu-ministrja-serbe-kerkoi-falje-vetem-para-vuciqit-shqetesimi-ishte-demi-ndaj-imazhit-publik-e-jo-te-krimi-i-glorifikuar/

— Redaksia ZHURMA

Komentet