Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Malta mbështet rrugën evropiane të Kosovës

Kryeministri i Maltës, Robert Abela, i ka dërguar letër urimi kryeministrit Albin Kurti për rizgjedhjen në krye të Qeverisë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga homologu i tij maltez, Robert Abela, me rastin e rizgjedhjes në krye të Qeverisë.

Malta mbështet rrugën evropiane të Kosovës
Foto: albeu.com

Në mesazhin e tij, Abela ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe mes Maltës dhe Kosovës, duke shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë dhe forcimin e lidhjeve të miqësisë ndërmjet dy vendeve. «Malta dhe Republika e Kosovës gëzojnë marrëdhënie të shkëlqyera dypalëshe, dhe mezi pres që të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë teksa forcojmë edhe më shumë lidhjet e miqësisë ndërmjet dy vendeve tona», ka shkruar kryeministri maltez.

Gjithashtu, Abela ka riafirmuar mbështetjen e palëkundur të vendit të tij për aspiratat evropiane të Kosovës, duke i uruar sukses vendit në rrugën evropiane. «Dua të riafirmoj mbështetjen e palëkundur të Maltës për aspiratat evropiane të Kosovës dhe t’ju uroj sukses teksa vendi juaj vazhdon të përparojë në rrugën evropiane», thuhet në letrën e shefit të qeverisë malteze.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Veternik 2 Prishtinë 25 kamera →