Ministria e Drejtësisë: Përkatësia kombëtare nuk jep trajtim të privilegjuar
Reagimi i institucionit vjen pas pritjes së Iva Mihajllovës në Sofje në kohën kur ndaj saj ekziston një ndalesë gjyqësore.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Ministria e Drejtësisë ka bërë të nofhur shqetësimin e saj lidhur me pritjen në nivel të lartë që i është bërë Iva Mihajllovës në Sofje, ndërkohë që në fuqi ndaj saj vazhdon të jetë një ndalesë gjyqësore. Institucioni ka theksuar se parimi i sundimit të ligjit kërkon barazi absolute para ligjit, zbatim të saktë të rregullave dhe respektim të plotë të vendimeve të gjykatave.
Sipas qëndrimit zyrtar të bërë publik, shtetësia dhe përkatësia kombëtare apo etnike nuk guxojnë të përbëjnë bazë për ndonjë trajtim të privilegjuar ose për zbatojë të ndryshëm të dispozitave ligjore. Ndërkaq, si shtete fqinje që synojnë perspektivën evropiane, vlerësohet se ekziston detyrimi për ndërtimin e raporteve përmes besimit të ndërsjellë, respektit dhe bashkëpunimit juridik efikas, duke ruajtur pavarësinë e procedurave gjyqësore dhe dialogun institucional.