Milan dhe Manchester City diskutojnë shkëmbim Leao-Dias me Mendes
Agjenti Jorge Mendes po ndërmjetëson një marrëveshje shkëmbimi mes Rafael Leao dhe Ruben Dias, sipas Sport Mediaset.
Milan dhe Manchester City mund të përfshihen në një prej operacioneve më të bujshme të kësaj vere. Sipas "Sport Mediaset", agjenti Jorge Mendes po tenton të ndërmjetësojë një marrëveshje shkëmbimi mes dy klubeve.
Ideja që shqyrtohet është se Rafael Leao të transferohet te Manchester City, ndërsa Milani do të merrte mbrojtësin Ruben Dias së bashku me një shumë parash. Leao ka kontratë me Rossonerët deri në 2028, por nuk ka marrë ofertë që të afrohet kërkesës së Milanit prej rreth 50 milionë eurosh plus bonuse.
Mendes, i cili ka qenë aktiv në merkaton e Milanit, raportohet se ka kaluar orë në "Casa Milan" duke diskutuar këtë mundësi. Ruben Dias, 29 vjeçar, do të ishte një përforcim i rëndësishëm për mbrojtjen e Milanit.