Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Ekonomi

Si arriti Maqedonia e Veriut të ketë çmimet më të ulëta të karburantit në rajon?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut zgjat për dy javë të tjera uljen e TVSH-së dhe akcizës për karburantet.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

SHKUP — Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se vendi do të vazhdojë të ketë çmimet më të ulëta të derivateve në rajon, pas vendimit të Qeverisë për zgjerimin e masave të uljes së taksave për karburantet.

Si arriti Maqedonia e Veriut të ketë çmimet më të ulëta të karburantit në rajon?
Foto: telegrafi.com

Masat do të mbeten në fuqi për dy javët e ardhshme: TVSH-ja për benzinën mbetet e ulur nga 18 në 10 përqind, ndërsa akciza zvogëlohet me 4 denarë për litër për naftën dhe me 2 denarë për litër për benzinën.

Mickoski tha se gjatë "gati tre muajve të krizës energjetike" qeveria jo vetëm që ka siguruar çmimin më të ulët për benzinën dhe naftën, por ka krijuar një fluks të konsumatorëve nga vendet fqinje që vijnë për të furnizuar me karburant.

Burim: Telegrafi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Pejton, Prishtinë 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme