Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Ku presin mërgimtarët deri në 30 minuta?

Në pikën kufitare Hani i Elezit

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Mërgimtarët që po udhëtojnë drejt Kosovës po përballen me pritje në disa pika kufitare, ndërsa Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në hyrje dhe dalje të vendit. Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Hani i Elezit, ku për të hyrë në Kosovë qytetarët po presin deri në 30 minuta. Në këtë pikë është krijuar kolonë prej rreth 150 metrash.

Ku presin mërgimtarët deri në 30 minuta?
Foto: Ilustrim · KFOR provides emergency medic class to Kosovo Police officers (9632057) (Public domain) / Wikimedia Commons

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për mërgimtarët janë deri në 10 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje të kësaj pike kufitare. Edhe në Merdarë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në 10 minuta. Pikat e tjera kufitare raportohet të jenë më të qeta, me pritje të zakonshme prej 3 deri në 5 minuta.

Burim: Insajderi
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme