Bytyqi: Nis hetimi i vdekjes së vajzës në Suharekë
Një vajzë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan të Suharekës, ndërsa policia ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
SUHAREKË — Një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Leshan, njoftoi policia. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se stacioni policor në Suharekë ka pranuar një informatë rreth orës 07:00 nga mjeku kujdestar i QKMF-së që ndodhej në vendin e ngjarjes.
Bytyqi deklaroi se në vendin e ngjarjes dolën njësitë policore, hetuesit rajonalë nga Prizreni dhe ekspertët mjekoligjorë. Sipas tij, në konsultim me prokurorin kujdestar, trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për ekzaminime, kurse është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”. Ndërkohë, sipas burimeve, vajza dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar



