Mblidhet Komiteti për Politikë dhe Financa në Viti
U shqyrtuan disa çështje me rëndësi për zhvillimin e komunës së Vitisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, është mbajtur mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa. Gjatë këtij takimi, anëtarët e pranishëm kanë shqyrtuar dhe miratuar fillimisht procesverbalin e mbledhjes së kaluar, duke vijuar me shqyrtimin e disa çështjeve kyçe për funksionimin e komunës.
Ndër pikat e trajtuara ishin propozim-vendimi për emërtimin e sallës së teatrit të qytetit me emrin e Jakup Jahirit, caktimi i lokacionit për varrezat në Kabash, si dhe shpallja zonë me interes të përgjithshëm publik e një prone private. Po ashtu, u shqyrtuan Plani i Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2027, ndryshimet në Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi dhe çështja e tokës së ndërmarrjes «Agromorava».
Komiteti ka shqyrtuar edhe Projekt-Hartën Zonale Komunale, propozimin për asfaltimin e rrugës së UÇK-së duke hequr kalldrëmin ekzistues, si dhe një memorandum bashkëpunimi ndërkomunal për strehimoren «Liria» në Gjilan. Të gjitha pikat e rendit të ditës morën mbështetjen e anëtarëve dhe u kaluan për shqyrtim të mëtejshëm në Kuvendin Komunal.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar