Kuvendi i Kosovës voton për pesë pika të reja në rend ditë
Me propozim të Vetëvendosjes, Kuvendi i Kosovës ka futur në rend dite tri marrëveshje ndërkombëtare dhe projektligjin për ndalimin e importit të rrymës nga Serbia.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kuvendi i Kosovës ka votuar për ndryshimin e pikave të rendit të ditës të parapara për seancën. Ndryshimi ka ndodhur me propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, duke mundësuar futjen e pesë pikave të reja në rendin e ditës.
Në mesin e pikave të reja janë tri marrëveshje ndërkombëtare, si dhe projektligji për vendosjen e masave për ndalimin e importit të energjisë elektrike nga Serbia. Gjatë zhvillimeve në seancë, nuk ka kaluar propozimi i Aleancës për ta hequr nga rendi i ditës pikën për shkarkimin e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar