Haradinaj: Ligjin e votuan prej tutës, atë natë kishim pasë gjakderdhje
Daut Haradinaj ka folur në Rubikon për votimin e ligjit për ndryshimet në Gjykatën Speciale.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Daut Haradinaj i Aleancës, në Rubikon, ka folur për votimin e ligjit për ndryshimet në Gjykatën Speciale, duke theksuar se ai u bë për pazar për presidentin dhe se ende nuk po sheh rezultate. Sipas tij, deputetët nuk kanë pasur mundësi të largoheshin nga Kuvendi pa e votuar ligjin atë natë.
Haradinaj ka deklaruar se Kurti është frikacak dhe se e ka votuar ligjin prej tutës, duke shtuar se policia është mjet për të mbrojtur popullin dhe jo për ta sulmuar atë. Ai ka theksuar se nuk do të kishte dalë askush pa gjakderdhje dhe se nuk kanë qenë duke bërë hajgare.
Gjithashtu, ai ka pretenduar se me dhjetëra protestues kanë pasur bomba me vete atë natë dhe kanë qenë të armatosur, duke shtuar se ai që e injoron masën e paguan çmimin. Në deklaratën e tij, Haradinaj ka përmendur edhe Xhelal Sveçlën dhe Rrustem Mustafën, duke thënë se ata kishin ngrënë bukë bashkë në një restorant në humor të mirë, derisa qytetarët po përballeshin me gazin lotsjellës.