Zhurma Press E Mërkurë · 07 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 22:06 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
21:59 Ronaldo për Messin: Tregim që do të zgjasë gjithmonë21:53 Ministria e Kulturës vlerëson mbrëmjen e KultPlus me Ermonela Jahon21:51 Arta Bajrami kërkon urgjencë për projektligjin e autizmit21:35 Pato: Më donte edhe Interi, por Milanin e zgjidha zgjidhja më e mirë21:21 Voziti me 203 kilometra në orë në autostradën Shkup - Shën Nikollë, merren masa ndaj…20:49 Rritet ndjeshëm numri i kërkesave kundër shërbimit ushtarak në Gjermani20:49 Marco Rubio paralajmëron Iranin nga Athina se s’do të ketë armë bërthamore20:48 Shakira dhe Pique përballen në gjykatë për kujdestarinë e djemve20:44 FC Malisheva dërgon ofertë zyrtare për trajnerin Josep Pep Guardiola20:36 SPAK kërkon gjykim për katër të pandehur në çështjen e vrasjes së Renis Dobrës
Edicioni 19:00 · Mbrëmja
ZHURMA
Ekonomi MKD

Mbi 31 milionë euro nga pagesat rrugore në pesë muaj

Nga janari deri në qershor, nga pagesat rrugore në Maqedoninë e Veriut janë arkëtuar 1.919.775.277 denarë, mbi 31 milionë euro.

Redaksia ZHURMA 14:58 Përditësuar 13:13 2 min lexim
Mbi 31 milionë euro nga pagesat rrugore në pesë muaj
FOTO · tetovasot.com Arkivi ZHURMA

Nga fillimi i këtij viti deri në fund të muajit qershor, nga pagesat e autostradave në Maqedoninë e Veriut janë arkëtuar gjithsej 1.919.775.277 denarë, ose mbi 31 milionë euro. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, janë mbledhur 21.891.532 denarë më shumë, njoftoi Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore (NPRS).

Sipas të dhënave të NPRS-së, pika më e frekuentuar e pagesës është Tetova, e ndjekur nga Petroveci, Romanovca, Gllumova, Milladinovci, Zhelina dhe Gostivari. Më pas renditen pikat e pagesës në Stobi, Kadrifakovë, Preod, Sopot, Demir Kapi, Otovicë dhe Gjevgjeli. Megjithatë, sa i përket të ardhurave të realizuara, në krye të listës është Romanovca, e ndjekur nga Milladinovci, Petrovec, Gllumova, Zhelina dhe Tetova.

Nga NPRS bëjnë të ditur se gjatë periudhave me fluks të shtuar të komunikacionit, veçanërisht gjatë sezonit veror, aktivizohen të gjitha korsitë në dispozicion në pikat e pagesës përgjatë dy korridoreve. Një prioritet i veçantë i jepet edhe pagesës elektronike përmes M-Tag dhe M-Card, e cila mundëson kalim më të shpejtë dhe, në rastin e M-Tag, pa ndalesë. Aktualisht, pagesa elektronike përbën 36 për qind të qarkullimit të përgjithshëm në 11 pika pagesash ku është vendosur ky sistem.

Sipas NPRS-së, përdorimi i pagesës elektronike është rritur me 6 për qind, ndërsa shitja dhe rimbushja e pajisjeve elektronike është shtuar veçanërisht pasi M-Tag është bërë i disponueshëm edhe në pikat e operatorëve celularë. Që nga maji i këtij viti, pajisjet M-Tag mund të blihen edhe në rrjetin e shitjes së Makedonski Telekom dhe A1 Maqedoni, ndërsa më parë ishin në dispozicion vetëm në NPRS ose në pikën e pagesës në Petrovec.

Ndërkohë, NPRS po shqyrton mundësinë e ndryshimit të mënyrës së pagesës së autostradave sipas modelit të Serbisë, ku pagesa bëhet në bazë të kilometrave të përshkuara përmes një sistemi të mbyllur. Për këtë qëllim, tashmë është duke u përgatitur një studim për mundësinë e zbatimit të këtij modeli në Korridorin 8.

Gjatë vitit të kaluar, deri më 23 dhjetor, nga pagesat e autostradave janë realizuar të ardhura prej 4.158.914.362 denarësh, ose rreth 67,6 milionë euro.

Burimet: Tetova Sot; Albeu; Telegrafi; Shenja; Almakos ; Alsat-M (klaster 8 outlets).

Komentet