Mbesa e Xhelal Sveçlës emërohet diplomate në Uashington
Rina Dragidella, mbesa e ministrit Xhelal Sveçla, është emëruar Sekretare e Dytë në Uashington përmes një vendimi të nënshkruar nga Glauk Konjufca.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Rina Dragidella, e cila është mbesa e ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, është emëruar në pozitën e Sekretares së Dytë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Uashington. Vendimi për këtë emërim u nënshkrua më 15 maj 2026 nga ministri, ndërsa mandati i saj do të jetë katërvjeçar dhe detyrën e re do ta nisë më 1 dhjetor 2026.
Ajo ishte punësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në vitin 2025, përkatësisht në muajin nëntor. Përveç angazhimit institucional, ajo ka qenë edhe donatore e Lëvizjes Vetëvendosje, ku është evidentuar të paktën një rast kur ka dhënë shumën prej 500 eurosh për këtë subjekt politik.