Mbushen 101 vjet nga lindja e Martin Camaj — nga çeta e veriut te katedrat e Munihut
Shkrimtari dhe gjuhëtari i njohur shqiptar
MUNIH — Xhelal Zejneli Martin Camaj lindi në Temalit të Dukagjinit, në Alpet e veriut më 13 ose 21 korrik të vitit 1925. Vdiq në Munih, më 12 mars 1992. Është shkrimtar, gjuhëtar dhe filolog. Ka qenë i treti prej shtatë fëmijëve të Kolë Camës dhe Terezës. Prindërit ishin nga Shllaku. Më 1935 u vendos në Shkodër ku ndoqi shkollimin në Kolegjin Saverian. Pesë vitet në vijim ndoqi gjimnazin. Studimet i vijoi në liceun klasik të kolegjit. Në vitin 1946 shteti komunist i mbyll institucionet fetare në Shkodër. Camaj e ndërpret shkollimin.
Deri në vitin 1948 punoi si mësues në Prekal. Me çetën e Gjon Destanishës, mori pjesë në qëndresën kundër partizanëve komunistë. Në vitin 1948 u arratis nga Shqipëria. U vendos në Jugosllavi. Që atëherë, nuk kontaktoi me familjen. Në vitin 1949 kryen në Pejë një kurs tremujor për mësues. Në vitet 1949-1950 punon si mësues në Tuz.
Në vitin 1950 regjistrohet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Beogradit, në degën e romanistikës dhe të ballkanologjisë. Më 1955 diplomon për gjuhë dhe letërsi italiane. Më 1951 martohet me mësuesen Nina Bogdanoviq. Shënim: Gjon Destanisha lindi në vitin 1900 në Gimaj të Shalës së Dukagjinit. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, si ushtarak, veproi edhe në Kosovë.
Camaj shkon në Sarajevë për të ndjekur studimet pasuniversitare në lëmin e albanologjisë pranë Fakultetit Filozofik, që udhëhiqej prej gjuhëtarit dhe albanologut kroat Henrik Bariq. Për doktoratë Camaj zgjedh temë “Gjuha e Gjon Buzukut”. Prej këtu Camaj shkon në Romë. I ndihmojnë Ernest Koliqi, profesorët e kolegjit jezuit, peshkopi Luigji Rosa dhe prifti, albanologu e bizantologu italian Zef Valentini.
Camaj ka qenë i treti prej shtatë fëmijëve të Kolë Camës dhe Terezës. Prindërit ishin nga Shllaku. Më 1935 u vendos në Shkodër ku ndoqi shkollimin në Kolegjin Saverian. Pesë vitet në vijim ndoqi gjimnazin. Studimet i vijoi në liceun klasik të kolegjit. Në vitin 1946 shtiti komunist i mbyll institucionet fetare në Shkodër.
Camaj është përfshirë pothuajse në të gjitha antologjitë dhe në tekstet ku flitet për shkrimtarët shqiptarë. Veprimtarinë poetike e nisi me dy përmbledhjet e para që i botoi në Kosovë: vëllimi i parë me vargje klasike “Një fyell ndër male” dhe “Kanga e vërrinit”. Poeti u frymëzuan nga malësorët e veriut pas shpëtimit të bareshës së bukur Sose, personifikim i zanave të malit.
Camaj parapëlqen kryesisht vargun e lirë. Përdor variantin gjuhësor të gegërishtes. Nëpërmjet përpunimit të strukturave metrike dhe kërkimeve stilistikore, Camaj shpreh një individualitet të rrallë në poezinë shqipe. Si individualitet artistik, Camaj shfaqet edhe në prozë. Vepra e parë e tij në prozë është “Djella”, tregim në prozë e vjershë, Romë 1958.
*Burim: Fjala, https://fjala.info/martin-camaj-101-vjetori-i-lindjes/*
*— Redaksia ZHURMA*