Shehaj dënon dhunën ndaj studentëve dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Kreu i Partisë Mundësia kërkon përgjegjësi politike nga kryeministri pas përplasjeve gjatë protestës.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj studentëve gjatë protestës, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në një reagim publik, Shehaj i ka cilësuar të papranueshme pamjet e përplasjeve mes policisë dhe studentëve. Sipas tij, të rinjtë po protestojnë për një të ardhme ndryshe në Shqipëri, ndërsa përgjigjja që marrin nga qeveria është dhunë nga Policia e Shtetit.
«Shikoni pamjet e dhunës brutale të policisë kundër studentëve që protestojnë! Studentët protestojnë sepse duan një të ardhme ndryshe në Shqipëri dhe kjo është përgjigjja që marrin nga Edi Rama. Dhunë nga Policia e Shtetit. Dhunë brutale! Dhunë barbare!», u shpreh Shehaj, duke kërkuar që kreu i qeverisë të mbajë përgjegjësi për situatën.