Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Bilanci i protestës: 13 të lënduar paraqiten në QSUT dhe Traumë

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e të lënduarve nga përplasjet dhe gazi lotsjellës në protestën e mbajtur në Tiranë.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

TIRANË — Trembëdhjetë persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe në Spitalin Universitar të Traumës, si pasojë e përplasjeve dhe përdorimit të gazit lotsjellës gjatë protestës së zhvilluar në Tiranë.

Bilanci i protestës: 13 të lënduar paraqiten në QSUT dhe Traumë
Foto: euronews.al

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në QSUT janë paraqitur tre protestues me shqetësime shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit lotsjellës, ku dy prej tyre janë larguar pas konsultës me mjekët, ndërsa personi i tretë vijon ekzaminimet në urgjencë. Ndërkohë, në Spalin e Traumës kanë marrë ndihmë dy përfaqësuese të medias, të cilat janë larguar në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, gjashtë efektivë të Policisë së Shtetit me dëmtime nga mjete të forta në gjymtyrë, si dhe dy kalimtarë, kanë marrë trajtim mjekësor.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovicë 25 kamera →