Vazhdo leximin
e mërkurë, 14 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Papa Leoni XIV diagnostikohet me kancer në mushkëri

Vatikani njofton se Papa Leoni XIV është diagnostikuar me kancer në mushkëri dhe i është nënshtruar një operacioni të suksesshëm.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Papa Leoni XIV është diagnostikuar me kancer në mushkëri, respektivisht me adenokarcinomë të mushkërive, pasi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e lobit të poshtëm të mushkërisë së djathtë. Lajmi është bërë i ditur nga Vatikani përmes një buletini mjekësor.

Papa Leoni XIV diagnostikohet me kancer në mushkëri
Foto: tv21.tv

71-vjeçari iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale që zgjati rreth 90 minuta në spitalin Gemelli në Romë. Sipas njoftimit zyrtar, operacioni përfundoi me sukses dhe Papa u zgjua normalisht pas ndërhyrjes. «Pas operacionit, Papa u zgjua normalisht dhe, pas një periudhe të shkurtër vëzhgimi, u kthye në dhomën e tij në katin e dhjetë», thuhet në deklaratën e Vatikanit.

Masa në mushkëri u zbulua gjatë kontrolleve mjekësore rutinë. Vetë Papa kishte bërë të ditur se formacioni ishte i kufizuar dhe ishte zbuluar në një fazë shumë të hershme, ndërsa mjekët kishin rekomanduar heqjen e tij përmes kirurgjisë. Ekipi i kirurgjisë torakale në spitalin Gemelli kreu ndërhyrjen, ndërsa axhenda e Papës është liruar deri më 20 tetor për t'i dhënë kohë të rikuperohet.

Vatikani ka theksuar se Papa nuk kishte shfaqur simptoma infeksioni apo sëmundjeje. Kardinali Tarcisio Isao Kikuchi i Tokios bëri të ditur se u takua me Papën dhe se ai i kishte thënë se fizikisht nuk ndiente asgjë të pazakontë, duke shtuar se Papa vendosi ta kryente ndërhyrjen sa më shpejt pasi në fillim të nëntorit pritet të udhëtojë drejt Amerikës Latine. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, deklaroi para gazetarëve se diagnoza ishte një goditje e papritur dhe se ai ishte i shqetësuar, por kardinalët u befasuan pozitivisht nga qetësia e Papës.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton, Prishtinë 25 kamera →